FIFA: Ndeshja Kroaci-Kosovë do të luhet sot

Futboll

FIFA: Ndeshja Kroaci-Kosovë do të luhet sot

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 09:16
Kroaci Kosovë

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, e cila u ndërpre mbrëmë për shkak të reshjeve të shiut do të luhet sot, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s.

Të shtunën, Kosova ishte mysafire e Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2019’, por për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në ‘Maksimir’, referi dhe zyrtarët e FIFA-s, vendosën që ta ndërprenë atë.

Loja u ndërpre në minutën e 22-të, dhe rezultati deri atëherë ishte 0-0.

Në faqen zyrtare të FIFA-s, thuhet se ndeshja Kroaci vs Kosovë do të luhet të dielën, më 3 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat