Taipi 83 minuta në barazimin e St. Gallenit

Futboll

Taipi 83 minuta në barazimin e St. Gallenit

Nga: K.Goca Më: 27 gusht 2017 Në ora: 18:11
Pamje nga ndeshja e sotme

St. Galleni në çastet fundi i ikë fitorja nga duart, kur mysafirët barazuan. St. Gallen u nda baras 2:2 me Young Boysin. Futbollisti shqiptar Gjelbrim Taipi u paraqit nga minuta e 7-të apo plot 83 minuta dha kontributin e tij në fanellën e St. Gallenit, e cila ka qenë e  pafat për të dalë me tri pikë. Aratore në minutën e 37-të e 46-të shënoi për St. Gallenin dhe Nsame (25’) e Kasim (90+1) për Young Boysin. Taipi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 88-të, kurse skuadra e tij tani renditet në vendin e pestë me 8 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat