Mourinho: Chelsea i fortë, favorit për titull

Futboll

Mourinho: Chelsea i fortë, favorit për titull

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:12
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho po kalon një periudhë të mirë me skuadrën e tij.

Në dy javët e para United ka shënuar fitore duke shënuar tetë gola dhe duke mos pranuar asnjë.

Mourinho ka deklaruar se Chelsea mbetet skuadra për tu mundur në kampionatin anglez.

“Problemi është nëse shitni lojtar dhe nuk blen. Chelsea ka shitur një në mesfushë por ka blerë Bakayokon”.

“Mendoj që Chelsea është edhe më e fortë se stinorin e kaluar dhe se çdo skuadër që tenton ta fitojë Ligën Premier duhet të përballet me ta”, deklaroi Mourinho.

Përveç Chelsea në garë për titull janë edhe Liverpool, Arsenal, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat