Interi në bisedime me Arsenalin për Mustafin

Futboll

Interi në bisedime me Arsenalin për Mustafin

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 21:03
Mustafi

Kaltër-zinjtë kërkojnë mbrojtësin me prejardhje shqiptare.

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A.

Kjo pasi që Interi ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar i cili luan me kombëtaren e Gjermanisë.

Gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio ka raportuar se Inter dhe Arsenal tashmë kanë pasur bisedime për lojtarin, transmeton KosovaPress.

Mustafi shihet si një lojtar ideal për qendrën e mbrojtjes nga trajneri Luciano Spalletti dhe një ofertë e majme mund ta bind Arsenalin për ta shitur futbollistin.

Mustafi në të kaluarën ka luajtur me Sampdorian në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat