Alex Sandro nuk do të largohet nga Juventus.
Drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mbrojtësi brazilian ka kërkuar të mbetet te kampioni nga Serie A.
“Alex Sandro ka kërkuar të mbetet në Juventus andaj i kemi refuzuar të gjitha ofertat për transferimin e tij”, deklaroi Marotta për JTV.