Futbollisti i Shkëndijes ka këputur ligamentet

Futboll

Futbollisti i Shkëndijes ka këputur ligamentet

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 18:08
Stefan Vujçiçin

Ekzaminimet mjekësore fatkeqësisht vërtetojnë se mesfushori ka këputur ligamentin e përparmë të kryqëzuar të këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë jashta terreneve për një periudhë më të gjatë kohore.

Shkëndija humb Stefan Vujçiçin, pasi mesfushori gjerman ka rezultuar me lëndim serioz. I dëmtuar në ndeshjen e kthimit me HJK Helsinkin në Finlandë në turin e dytë eliminator të UEFA Liga Europa, Vujçiç la ndeshjen nën dhimbje të gjurit të këmbës së djathtë. Për shkak se kishte këmbën e ënjtur u desht të pritet ca ditë për ekzaminimet e detajuara, të cilat fatkeqësisht konfirmojnë se mesfushori ka të këputura ligamentin e përparmë të kryqëzuar të këmbës së djathtë. Lëndimet e këtilla kërkojnë periudhë më të gjatë rikuperimi dhe Vujçiç së shpejti do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat