Shotani zotohet se me Drenicën mund të befasojnë në elitë

Futboll

Shotani zotohet se me Drenicën mund të befasojnë në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2017 Në ora: 19:16
Bekim Shotani

Shumica e skuadrave janë në valën e madhe të përgatitjeve për edicionin e ri qoftë në Superligë qoftë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Drenica nga Skenderaj përgatitet me intensitet të shtuar nën drejtimin e kryetrajnerit Bekim Shotani. Skuadra nga Skenderaj objektiv ka që të jetë sa më e kompletuar dhe si befasi e edicionit të ri.

“Jemi në javën e dytë të stërvitjeve, punojmë dy herë në ditë, gjithsej kemi 28 futbollistë. Na kanë mbetur edhe tri javë punë deri në fillim të kampionatit”, thotë Shotani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Më tutje tha se atmosfera është shumë e mirë po ashtu edhe kushtet jashtëzakonisht të mira që u ka krijuar drejtoresha e klubit, Mihane Kadriu-Bekteshi.

“Është një atmosferë e mrekullueshme, e kemi bërë një ekip të mirë, janë bashkuar 10 juniorë, po ashtu grupin e djemve që janë aty me përvojë,  ndërkohë presim edhe katër përforcime dhe dalëngadalë të bëjmë një grup homogjen. Besoj se në javë tjetër do të fillojmë me ndeshje miqësore dhe ta kompletojmë grupin e lojtarëve, që do ta bartin barrën kryesore”, ka thënë Shotani.  Ai tregon se ku kanë më së shumti nevojë që të përforcohen: “Drenica ka nevojë të përforcohet në repartin e mbrojtjes, për çka po bisedojmë dhe jemi afër që ta realizojmë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat