Interi është i vendosur që ta transferoj Arturo Vidalin nga Bayern Munich
Sipas El Mercurio, drejtuesit e Interit i kanë ofruar Bayern Munichut 60 milionë euro për mesfushorin kilian, Arturo Vidal.
Kurse, Nerazzurrët thuhet se i kanë ofruar Vidalit një pagë të majme prej 8 milionë eurove në sezone.
Zërat për kalimin e Vidalit nga Bayern në Inter janë shtuar shumë pasi kiliani ka pëlqyer një postim të një tifozi të Interit në Instagram.