Tirana jashtë Europës

Futboll

Tirana jashtë Europës

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 19:02
KF Tirana

5:0! Ky është rezultati i përgjithshëm me të cilin Maccabi tel Aviv ka mundur dhe eliminuar Tiranën nga Europa League. Tirana humbi para shikuesve të saj me 3:0 nga Maccabi. Ëndrra e kryeqytetasve për një përmbysje të madhe, që do t’i kishte lejuar ata të vazhdonin aventurën europiane, është mbyllur përfundimisht në minutën e fundit të pjesës së parë të ndeshjes së luajtur në “Selman Stermasi”, kur sulmuesi i bardhebluve Sentamu ka marrë një karton të kuq, për shkak se ka goditur një nga lojtarët e ekipit kundërshtar.

Falë superioritetit numerik, izraelitët e kanë pasur shumë të lehtë të kontrollojnë takimin dhe të ruajnë avantazhin prej dy golash të arritur në ndeshjen e parë, të fituar 2:0 në Izrael. Në fakt, miqtë kanë zhbllokuar menjëherë ndeshjen në pjesën e dytë, duke shënuar me sulmuesin Schoenfeld, i cili është lënë i vetëm në zonën e rreptësisë dhe ka dërguar me lehtësi në rrjetë topin e krosuar nga Cohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat