E ardhmja e Medel, larg Interit

Futboll

E ardhmja e Medel, larg Interit

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 00:46
Gari Medel

Gari Medel nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Interit, Luciano Spalleti dhe duket se do të largohet shumë shpejt nga Milano.

Zikaltrit janë duke vlerësuar ofertat e mbërritura në drejtim të tij, ku bien në sy ato të Trabzonspor, Tigres dhe Boca Juniors, ekip me të cilin Medel është aktivizuar për dy sezone, në vitet 2009-2011. 

Presidenti i Beshiktash pretendon se ka arritur akordin me Interin, për transferimin e mesfushorit nga Kili dhe se ka filluar negociatat me vetë futbollistin. 

"Kemi një akord me Interin, për blerjen e Gary Medel dhe vetëm prej pak orësh jemi futur në bisedime me futbollistin. Nuk mund të negocionim më herët, ëpr shkak të angazhimeve të Medel në Kupën e Konfederatave, me Kilin", tha presidenti i klubit turk, Muharrem Usta. 

Medel aktivizohet te Inter prej tre sezonesh dhe ka qenë një titullar i vazhdueshëm me thuajse të gjithë trajnerët që kanë drejtuar zikaltrit gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat