Largohet nga Ferizaj

Futboll

Largohet nga Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2017 Në ora: 12:11
Malil Beluli me Argjend Beqirin

Futbollisti Maliq Beluli largohet nga skuadra e Ferizajt. Futbollisti nga Maqedonia pas një aventure pranverore me Ferizajn vendosi që ti ndanë rrugët, sipas tij në marrëveshje me klubin, e cila nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit.

"Nga mbledhja që mbajtëm me kryesinë e klubit u dakorduam që bashkëpunimi jonë të mbaroj këtu... Më lejoni që me këtë postim të falënderoj gjithë kryesinë e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët me të cilët punuam bashkë, po ashtu në veçanti një falënderim të veçant për tifozët "UJQIT" të cilët kanë qenë gjithmonë në mbështetjen time dhe të klubit...
Klubi KF Ferizaj dhe tifozët UJQIT gjithmonë do jenë në zemrën time... Klubit KF Ferizaj i dëshiroj suksese dhe një rikthim të shpejt në Superligën e Kosovës", ka thënë Beluli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat