Sky Sporti Italia e tregon trajnerin e ri të Shqipërisë

Futboll

Sky Sporti Italia e tregon trajnerin e ri të Shqipërisë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 22:09
Giancarlo Camolese

Kombëtarja shqiptare e dëshiron trajnerin italian, Giancarlo Camolese si zëvendësues të Gianni de Biasit.

Që prej largimit të Gianni de Biasit, Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të drejtonte skuadrën në katër ndeshjet e mbetur të kualifikimeve për Kupën e Botës dhe atyre për Euro 2016.

Shumë emra janë përmendur deri me tani, por sipas Sky Sport Italia, Shqipëria e dëshiron trajnerin italian, Giancarlo Camolese.

Sot drejtuesit e FSHF-së dhe Camolese kanë biseduar për kushtet e kontratës.

Trajneri 56 vjeçar së fundmi ka drejtuar skuadrën zvicerane Chiasso, por në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e mëdha si Torino, Reggina, Vicenza, Livorno dhe Pro Vercelli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat