Atmosfera e Dardanëve para nisjes në Shkodër

Futboll

Atmosfera e Dardanëve para nisjes në Shkodër

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 13:45
Një grup i tifozeve Dardanë

Një grup i tifozeve Dardanë në mënyre të organizuar janë nisur nga Mitrovica, për në Shkodër për ta përcjellur ndeshjën Kosovë – Turqi. Verdhë e kaltrit paraprakisht e kanë kryer obligimin e tyre duke votuar në zgjedhjet nacionale. Edhe pse ishte dita e zgjedhjeve ,për tifozët nuk ishte problem, pasi ata primare e kanë përkrahjen e përfaqesuses në çdo ndeshje.

Para nisjes për në Shqipëri ku do të zhvillohet takimi Kosovë – Turqi, Dardanët ishin optimist, që reprezentacioni i tyre do ta arrij fitoren e parë në këto kualifikime.

Tifozët që janë nisur nga Mitrovica, nuk janë të vetmit që do të udhëtojnë për në Shkodër, pasi në mënyrë të organizuar drejt këtij qyteti janë nisur edhe qytetar nga Gjilani, transmeton klani.

Kjo ndeshje do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat