Spalletti largon yllin e parë nga Interi

Futboll

Spalletti largon yllin e parë nga Interi

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 08:50
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti nuk llogaritë në Gary Medelin

Strategu italian, Luciano Spalletti pas emërimit në krye të Interit menjëherë ka nisur t’i bëjë planet për sezonin e ri.

Sipas Sky Sports, ish trajneri i Romës u ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës që ta shesin mesfushorin kilian, Gary Medel.

Thuhet se Spalletti nuk llogarit në shërbimet e ish anëtarit të Boca Juniorit dhe Sevillas.

Medel ishte transferuar në Inter në verën e vitit 2014 nga skuadra e Cardiff Cityt. Ai me Nerazzurrët ka zhvilluar rreth 90 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.

Image
Gary Medel
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat