Bonucci po largohet nga Juventusi, i hapur për ofertat e Ligës Premier

Futboll

Bonucci po largohet nga Juventusi, i hapur për ofertat e Ligës Premier

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 06:45
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci dhe Juventusi mund t’i dëgjojnë ofertat që vijnë nga Chelsea dhe Manchester City.

Mbrojtësi që sapo ka mbushur 30 vjet kishte rinovuar kontratën me Juventusin, por ky mund të jetë viti i fundit me klubin nga Torino.

Situata ka ndryshuar pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit 4-1.

Sipas The Sun, Chelsea janë të gatshëm të paguajnë 54 milionë euro për ta bashkuar lojtarin me Antonio Conten.

Për të ka simpati edhe nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili kishte thënë që është një nga lojtarët që e pëlqen më shumë.

Bonucci erdhi te Juve nga Bari në verën e vitit 2010 dhe që nga ajo kohë ai ka fituar gjashtë tituj kampioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat