Në dorë e ka vetë Mbappe të ardhmen e tij

Futboll

Në dorë e ka vetë Mbappe të ardhmen e tij

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:02
Mbappé

Në kundërshtim me deklaratat e disa ditëve më parë të drejtorit sportiv të Monacos, Vadim Vasyliev, i cili pretendonte se janë gati për të hedhur poshtë oferta prej 100 milionë eurosh në adresë të Kylian Mbappé, sot ka dhënë mendimin e vet mbi këtë çështje edhe presidenti i klubit, Dmitry Rybolovlev. Ai është më realist dhe, në një intervistë për “L’Equipe”, thotë se është e pamundur për ta mbajtur një lojtar që dëshiron të largohet.

Pra, çdo gjë do të varet nga ofertat që do të mbërrijnë për një nga zbulimet e sezonit në përfundim e sipër. “Në fund të fundit, oferta dominon edhe në futboll. Pra, edhe në rastin Mbappe, çdo gjë do të varet nga kërkesat për lojtarin. Në dorë e ka vetë Mbappe të ardhmen e tij, jo ne, drejtuesit. Pavarësisht dëshirës, nuk mund ta mbajmë një lojtar në klub kundër dëshirës së tij”, – thotë Rybolovlev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat