Reprezentuesi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, në përbërjen e javës në Zvicër

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, në përbërjen e javës në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:12
Hekuran Kryeziu

Reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe ai i Shqipërisë, Armando Sadiku, janë në përbërjen më të mirë të javës në elitën e futbollit zviceran. Si gjithmonë portali i mirënjohur zviceran ‘Blick’ nxjerrë më të mirët e javës, kësaj radhe te shqiptarët është Kryeziu i Luzernit dhe Sadiku i Luganos.

Luzerni shënoi fitore si mysafirë me rezultat 3:2 ndaj Sionit, kurse Lugano me 2:1 e mundi Vaduzin.  Në 11-shin e javës janë: Daniel Lopar (St. Gallen), François Affolter (Luzern), Alain Wiss (St. Gallen), Loris Benito (Young Boys), Christian Schneuwly (Luzern), Hekuran Kryeziu (Luzern), Balint Vecsei (Lugano), Francisco Rodriguez (Luzern), Yannis Tafer (St. Gallen), Armando Sadiku (Lugano) dhe Danijel Aleksiq (St. Gallen).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat