Ja deklarata e Antonio Contes pas shpalljes kampion

Futboll

Ja deklarata e Antonio Contes pas shpalljes kampion

Më: 12 maj 2017 Në ora: 23:42
Antonio Conte

Antonio Conte ka korrur sukses që në sezonin e tij të parë në Premier Ligë, duke u shpallur sonte kampion.

Ai pas fitore ndaj WBA-së ka thënë se është shumë i lumtur për këtë sezon fantastik, ndërsa ka falënderuar lojtarët për punën e jashtëzakonshme.

“Faleminderit, faleminderit. Kjo është një arritje fantastike për lojtarët. I falënderoj ata për përkushtimin dhe nivelin e lartë të punës. Ata treguan qëndrim fantastik për të arritur diçka të jashtëzakonshme këtë sezon. Pas kësaj fitore ne duhet të jemi të lumtur, të kënaqur”, është shprehur ai Sky Sports.

Conte për herë të katërt radhazi shpallet kampion me klubet e tij, pasi në sezonet 2011-12, 12-13 & 13-14 ishte shpallur kampion me Juventusin në Serie A.

Pas shpalljes kampion tifozët dhe lojtarët e Chelseat kështu e thirrën emrin e italianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat