Çitaku: Për titullin e Trepçës '89? Me meritorët janë futbollistët!

Futboll

Çitaku: Për titullin e Trepçës '89? Me meritorët janë futbollistët!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2017 Në ora: 19:05
Çitaku majtas me bashkëlojtarë

Drejtori sportiv i Trepçës ’89 nga Mitrovica, Veton Çitaku, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se e kanë merituar titullin e kampionit. Sipas tij, është bërë punë e madhe nga të gjithë dhe në fund u shpërblye mundi me titullin e kampionit, i pari në histori të klubit. “Duke kaluar prej xhiros në xhiro kam besuar që kjo ekip mund të bëjë historinë, sidomos pas sezonit vjeshtor kam qenë shumë i bindur në titullin kampion, për shkak të atmosferës që kemi pas dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kanë kontribuar.

Me meritorët janë futbollistët, prandaj i përgëzoj për lojë dhe angazhim deri te titulli”, ka thënë Çitaku. Trepça ’89 kryeson renditjen me 74 pikë, por tri javë pa përfunduar edicioni ka siguruar titullin, ngase ka 13 pikë me shumë se pozita e dytë, Feronikeli nga Drenasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat