Djali i Afrim Muqiqit tregon për gjendjen e tij

Futboll

Djali i Afrim Muqiqit tregon për gjendjen e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2017 Në ora: 19:13
Alban Muqiqi kur e vizituan

Portieri i Prishtinës, Alban Muqiqi, ka pësuar lëndim gjatë një duelit me një futbollist të Besës nga Peja. Ai fillimisht është shtrirë në spital, por fatmirësisht gjendja e tij është shumë e mirë dhe tani kurohet në shtëpi.  Albani është djali i këngëtarit të mirënjohur Afrim Muqiqi, i cili është nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina.  Portieri i skuadrës bardhekaltër pretendon se mund të aftësohet deri në fundjavë dhe të jetë i gatshëm për sfidën e radhës shumë të rëndësishme, kundër Llapit nga Podujeva. Muqiqi tregon në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kishte dhimbje, por sipas tij, fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë lëndim të rëndë. Lëndimi ndodhi në minutën e fundit, ku Prishtina triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Besës, e cila u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

“Bota sot”: Alban, si është gjendja juaj pas lëndimit, ku pësuat më shumë?

Alban Muqiqi: Gjendja ime është më e mirë, ku u lëndova pas një dueli me një lojtar të Besës. Kisha dhimbje shumë afër veshkës, mirëpo pasi i bëra ekzaminimet tjera doli që vetëm një hematom i vogël. Disa ditë duhet pushim dhe i kthehem punës përsëri.

“Bota sot”: Sipas mjekëve, sa mund t’i mungoni ekipit?

Alban Muqiqi: Mendoj që brenda një jave jam gati.

“Bota sot”: Jeni liruar në shtëpi!

Alban Muqiqi: Po, parmbrëmë vonë jam liruar për në shtëpi dhe falë Zotit gjendja ime është e mirë.

“Bota sot”: Në fundjavën e ardhshme do të luani me Llapin, a besoni se do të jeni sërish në portë?

Alban Muqiqi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat