Tronditet futbolli anglez, të arrestuar në dy klube

Futboll

Tronditet futbolli anglez, të arrestuar në dy klube

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Dy klubet e mirënjohura të futbollit anglez, FC Newcastle United dhe West Ham United janë bastisur e arrestuar zyrtarët e saj si pjesë e një hetimi të gjerë të bazuar në dyshime se kanë mashtruar autoritetet përkatëse duke mospaguar taksat, thuhet sipas burimeve të Sky Sport.  Sipas të njëjtave burimeve thuhet se një prej të arrestuarve është edhe manexheri i Newcastle, Lee Charnley.

Në një deklaratë nga autoritetet e taksave dhe doganave thuhet se janë arrestuar disa burra që punojnë në industrinë e futbollit profesional pasi dyshohet se kanë mashtruar me tatimit mbi të ardhurat. “180 oficerë të HMRC janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë si pjesë e aksionit”.

“Ky hetim kriminal dërgon një mesazh të qartë se, kushdo që je, nëse bën mashtrime tatimore, atëherë do të përballesh me pasojat,” thuhet me tutje në komunikatën e Doganës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat