Mustafa: Jemi dënuar nga gabimet tona

Futboll

Mustafa: Jemi dënuar nga gabimet tona

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 19:49
Zgjim Mustafa

Gjithçka është e paqartë se cila skuadër do të shpallet kampion dhe cila nga to do të mbetet në barazh në elitën e futbollit. Trepça ’89, Feronikeli e Prishtina, do të luftojnë deri në fund për titull, ndërsa Liria, Ferizaj e Drita do të kërkojnë t’i ikin barazhit, por ka shpresa edhe Trepça që të futet në këtë zonë, kurse Drenica paksa ndjejnë qetësinë, ngase sado kudo kanë ikur nga pjesa e poshtme e renditjes. Gjilani nuk lufton për asgjë, as për titull as për ekzistencë, por është në vend të pestë me 38 pikë të mbledhura pas 26 jave në Vala Superligë.

Futbollisti i Gjilanit, Zgjim Mustafa, që shënoi për ekipin e tij në barazimin e të shtunës me rezultat 1:1 me Llapin, tha se ka qenë një pikë e mirëseardhur. “Shënova gol por nuk arritëm t’i marrim pikët e plota edhe pse kemi dominuar ndeshjen me shumë raste të krijuara, por nuk i shfrytëzuam ato. Kemi mundur të jemi qysh moti në pozitën e 4-të sepse kemi luajtur ndeshje shumë më të mirë se kundërshtarët, por të pafat”, thotë Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Gjilani nuk ka arritur atë çfarë ka synuar? “E them me një bindje të madhe, se Gjilani nuk është në pozitën reale ku jemi tani, sepse kemi zhvilluar shumë lojëra të mira në sezonin pranveror, por i kemi humbur shumë pikë në fund të ndeshjes, ku...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat