Interi arrin marrëveshje me Berardin

Futboll

Interi arrin marrëveshje me Berardin

Më: 7 prill 2017 Në ora: 21:22
Domenico Berardi

Domenico Berardi pritet të vishet me fanellën zikaltër nga sezoni i ardhshëm.

Interi vazhdon të përforcohet me futbollistë italian. Pas Roberto Gagliardinit, zikaltërit kanë arritur marrëveshje edhe me një talent tjetër. Bëhet fjalë për Domenico Berardin i cili pritet të transferohet në Milano pas përfundimit të sezonit.

Sipas Corriere dello Sport, Interi do t’i paguajë Sassuolos 40 milionë euro për 22-vjeçarin si dhe në këtë transfero do të përfshihet edhe Gianluca Carpari i cili është i huazuar te Pescara.

Për Berardin është interesuar edhe Juventusi, por dëshira e lojtarit ka qenë të transferohet tek Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat