Agjenti tregon skuadrën e re të Koulibaly

Futboll

Agjenti tregon skuadrën e re të Koulibaly

Më: 6 prill 2017 Në ora: 23:56
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly mund të transferohet te Chelsea në verë.

Kështu deklaron agjenti i futbollistit, Bruno Satin, duke treguar edhe prapaskenat e verës së kaluar.

“Chelsea ishte i interesuar për Koulibalyn, por më pas transferuan David Luizin. Në skuadër kanë edhe Gary Cahill e John Terry, kështu që konkurrenca është e madhe”, deklaroi Satin për “Radio Kiss Kiss”.

“Gjithsesi, në verë mund të ndodh gjithçka. E ardhmja vendoset nga presidenti De Laurentiis”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat