Fortuna kaloi turneun kualifikues "Champions Trophy 2017"

Futboll

Fortuna kaloi turneun kualifikues "Champions Trophy 2017"

Më: 27 mars 2017 Në ora: 19:30
FC Fortuna

Në Shkup (Stadiumi i FC Shkupi) u zhvillua turneu kualifikues për turneun ndërkombëtar "CHAMPIONS TROPHY 2017" i cili në qershor do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Fituesit i këtij turneu të parë kualifikues të zhvilluar në Shkup, doli skuadra e Fortuna 2009 nga Hasanbegu. Këta në finale ishin më të mirë se Albarsa. Në ndeshjen për vendin e tretë Saraji pas ekzekutimit të penaltive rezultoi të jetë më i mirë se Shkupi. Fituesit i këtij turne, ka marrë të drejtën që të merë pjesë në turneun final "CHAMPIONS TROPHY 2017" në Vjenë. Organizator i turneut ishte Ramadani Soccer Academy & Management, me seli në Vjenë. Rezultatet e dy ndeshjeve tw fundit Vendi i tretë Saraji – Shkupi 0:0 (penalti 2:1) Finale Fortuna 2009 – Albarsa 2:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat