Kombëtarja të zgjohet nga dehja!

Futboll

Kombëtarja të zgjohet nga dehja!

Më: 15 mars 2017 Në ora: 11:31
Duka

Sot po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa ka folur dhe presidenti Armando Duka duke komentuar fenomenin e trukimeve në Superligë. 

“Dy kanë qenë ngjarjet më të mëdha gjatë 2016-ës në futbollin shqiptar. Së pari, pjesëmarrja e Kombëtares në ‘Euro 2016’ dhe pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA. Pjesëmarrja në Francë e ekipit tonë përfaqësues ishte një arritje historike. Dua të falënderoj ekipin, trajnerin dhe sigurisht tifozët kuqezi. 

Arritje të mëdha ka pasur edhe në rang klubesh, siç ishte rasti i Partizanit që kaloi dy ture në Europë Superliga është rritur. Ne tashmë kemi 3 skuadra që janë në garë për titullin kampion. 

Gjithashtu dua të theksoj se nuk duhet të merreni shumë me arbitrat, pasi shpesh gabimet e tyre zmadhohen në mënyrë artificiale".

Armand Duka i bëri thirrje edhe kombëtares shqiptare të futbollit që të zgjohet pas dehjes së suksesit në Euro 2016 pasi festa ka mbaruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat