Sadiku shënoi, Alioski dy herë asistoi, por humbën

Futboll

Sadiku shënoi, Alioski dy herë asistoi, por humbën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2017 Në ora: 16:32
Alioski në një veprim

Lugano nuk e kishte ditën e vet duke pësuar humbje me rezultat 5:2 në udhëtim nga Thun-i, në ndeshjen e javës së 24-të të Kampionatit të Zvicrës. Shqiptarët Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski të zhgënjyer lëshuan fushën, pasi që kishin pritur të kthehen të pamposhtur. Vendasit u dëshmuan shumë të fortë dhe ndalën pikët e plota. Sadiku shënoi në minutën e 88-të pas asistimit të Alioskit në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar 5:2. Një minutë më parë Alioski kishte asistuar në golin e parë, por duket se u zgjuan vonë dhe humbja ishte e pashmangshme. Alioski u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të. Lugano aktualisht mban vendin e gjashtë me 28 pikë, dy më shumë se Thun në pozitën e shtatë. Ndërkaq,  Benjamin Kololli me Lausanne-n u ndanë baras (0:0) me Young Boys-in. Kololli bëri lojë të mirë, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+2. Lausanne është në pozitën e fundit (i dhjeti) me 20 pikë, kurse Young Boys në pozitën e dytë me 46 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat