Avdijaj shënon kundër kampionit të Zvicrës

Futboll

Avdijaj shënon kundër kampionit të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2017 Në ora: 15:58
Avdijaj i gëzohet golit

Futbollisti shqiptar, Albion Avdijaj, është më i merituari për pikën e madhe të Vaduz-it, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Baseli. Në minutën e 27-të, Zuffi kaloi në epërsi kampionin, por nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi që shqiptari Avdijaj futet në 16-sh dhe nga afërsia realizoi për 1:1 dhe për pikën e madhe të Vaduzit e cila lufton për ekzistencë. Avdijaj luajti tërë takimin, dha kontribut të madh dhe iu gëzua kësaj pike. Vaduz është në vend të fundit (i 10-ti) me vetëm 19 pikë, kurse Baseli lider me 60 pikë pas 23 jave të luajtura në Kampionatin e Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat