Gabigol i lumtur te Interi

Futboll

Gabigol i lumtur te Interi

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 20:54
Gabriel Barbosa

Talenti brazilian ka nisur të përshtatet në Itali.

Gabriel Barbosa i kënaqet fitores  kundër Empolit. Sulmuesi i skuadrës së Interit i njohur si Gabigol, ka deklaruar se aktivizimi i tij në takimin e dielës kundër Empolit e ka kënaqur atë, gjithashtu dhe fitorja pasi e ndihmon shumë skuadrën për të vazhduar më tej në arritjen e objektivave sezonal.

“Ndaj Empolit kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Personalisht stërvitem shumë çdo ditë dhe që tani jam duke menduar për takimin e ardhshëm. Nëse vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit, jam i bindur se skuadra do të arrijë të sigurojë  kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ai.

Gabigol është transferuar gjatë verës nga Santosi për 30 milionë euro dhe shihet si një prej talenteve më të mëdhenj në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat