Skandal i Atleticos, luan me fanellat e kombëtares së Argjentinës

Futboll

Skandal i Atleticos, luan me fanellat e kombëtares së Argjentinës

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 13:08
Futbollistët e Atleticos

Ishte një fitore që do të hyjë në historinë e klubit të Atletico Tucuman, ajo që u arrit kundër skuadrës ekuadoriane të Nacionalit, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Kupës Libertadores. Udhëtimi me avion ishte një odise e vërtetë për ekipin argjentinas, të cilët marrin pjesë në një kompeticion kaq të rëndësishëm për futbollin Amerikano-jugor, pas plot 114 vitesh. Çdo gjë nisi me një problem në terminalin e aeroportit, pasi avioni ku do të udhëtonte Atletico Tucuman nuk kishte marr një leje nga kulla e vrojtimit për tu ngritur. Menjëherë drejtuesit e klubit nisën të mendonin se ky ishtë një sabotim i qëllimshëm, por pas shumë përpjekjesh më në fund ata nisin udhëtimin. Pas uljes së avionit në qytetin e Quitos u kishin mbetur vetëm 13 minuta kohë për të mbërritur në stadium, i gjithë stafi hipi në autobus dhe më në fund mbërritën në destinacion. Aventura nuk mbaron me kaq. Kur gjithçka dukej gati, ekipi i Atletico Tucuman vuri re se nuk kishte me vete uniformat.

Të gjitha valixhet e tyre kishin mbetur në aeroportin ku ata ishin nisur. Ndërkohë që kundërshtari i tyre Nacional, kërkonte  të luante, por më parë duheshin respektuar rregullat. Gjithë mundi dukej se po shkonte dëm, pasi nëse Atletico Tucuman nuk arrinte të bëhej gati në kohë, e priste humbja në tavolinë me rezultatin 3-0. Por nuk ishte e thënë që diçka e tillë të ndodhte dhe i gjithë mundi të shkonte dëm sepse njëri prej drejtuesve të klubit i erdhi në mendje ideja brilante për të  telefonuar,  kombëtaren argjentinase U-20, të cilët ndodhen në  të njëjtin destinacion ku janë duke marrë pjesë në Copa America për 20-vjecarët, duke u kërkuar uniformat. Fanellat erdhën dhe arbitri dha konfirmimin që takimi të niste, shkruan supersport.

Pas shumë peripecish fundi ishte më shumë sesa i lumtur për Atletico Tucuman. Të gjitha këto pengesa nuk i demoralizuan futbollistët e skuadrës argjentinase, përkundrazi ekipi  ishte më shumë se e karikuar. Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë, Atletico Tucuman arriti të fitonte me rezultatin minimal 1:0, duke u kualifikuar në fazën finale të play-offit. Pas gjithë këtyre që ndodhën skuadra argjentinase është e bindur se mund të eliminojë çdo kundërshtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat