Leicester konfirmon Ranierin

Futboll

Leicester konfirmon Ranierin

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 22:32
Claudio Ranieri

Trajneri italian nuk është në rrezik të humbasë punën.

Një vit më parë Claudio Ranieri bëri mrekullinë duke e drejtuar një skuadër si Leicester City drejt titullit të kampionit në Premier Ligë.

Por në sezonin e tanishëm gjërat po shkojnë shumë keq për ‘Dhelprat’, që rrezikojnë seriozisht rënien nga liga.

Përkundër formës së dobët të ekipit, drejtuesit e klubit janë të bindur që Ranieri është njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadrën, të paktën deri në përfundim të stinorit, duke i dhënë atij votën e besimit, transmeton KosovaPress.

Leicester mbanë pozitën e 16-të në tabelë me vetëm 21 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat