Pioli: Interi skuadër e madhe, do të ringrihemi

Futboll

Pioli: Interi skuadër e madhe, do të ringrihemi

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 17:26
Stefano Pioli

9 fitore rradhazi, kaq zgjati ecuria pozitive e Interit, që të martën në mbrëmje pësoi një humbje deri diku shokuese nga Lazio në San Siro me shifrat 2-1.

Zikaltërit e Stefano Piolit i dhanë lamtumirën Kupës së Italisë në fazën cerekfinale, duke mbyllur një tjetër sezon pa trofe sepse të mendosh se ky Interi mund të luftojë për titullin kampion për momentin ngjason me dicka absudrde edhe pse shumë gjëra mund të varen nga dueli i të dielës ndaj Juventusit në Torino.

Pas eliminimit në Europa League, Interi doli jashtë nga një tjetër kompeticion, por pavarsisht gjithckaje Stefano Pioli është i bindur se skuadra e tij do të reagojë duke filluar që nga dueli ndaj bardhezinjëve.

“Një ndeshje mund të humbet, ka nga ato sfida ku mund të bësh edhe disa gabime më shumë se normalisht, por skuadrat e mëdha dinë të ringrihen dhe ajo që duhet të bëjmë tani është të minimizojmë gabimet.

Do të provojmë ta bëjmë sepse unë jam i  bindur se drejtoj një skuadër të madhe. Tashmë do të punojmë më fortë sepse e njohim forcën e kundërshtarit që do të kemi përballë në ndeshjen e rradhës, deklaroi Stefano Pioli. Në sfidën ndaj Lazios trajneri 51-vjecar i zikaltërve mbeti më shumë i zhgënjyer për mënyrën sesi skuadra e tij i pësoi golat.

” E nisëm ndeshjen mirë, madje shumë më mirë se ndaj Lazios në kampionat, pastaj bëmë një gabim të cilin e paguam shtrenjtë. Nëse do të ishim 11 me 11 gjatë gjithë ndeshjes besoj se do të kishim mundësi për të rikuperuar, theksoi në fund Pioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat