Chelsea pas Sirigus

Futboll

Chelsea pas Sirigus

Më: 29 janar 2017 Në ora: 14:27
Salvatore Sirigu

Lideri i Ligës Premier, Chelsea është në kërkim të një portieri.

Pasi portieri boshnjak Asmir Begovic pritet të largohet nga ‘Stamford Bridges’, Antonio Conte po kërkon një zëvendësues të tij.

Emri i ri në listën e londinezëve është ai i portierit italian, Salvatore Sirigu.

30-vjeçari iu bashkua skuadrës spanjolle Sevilla nga Paris Saint Germain por nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit.

Kësisoj Conte e dëshiron bashkëkombasin e tij te Chelsea si zgjedhje e dytë pas belgut Thibaut Courtouis.

Transferimi i Sirigus në Chelsea mund të bëhet për një shumë rreth pesë milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat