Pas humbjes me Interin, kjo është nota për Ledian Memushajn

Futboll

Pas humbjes me Interin, kjo është nota për Ledian Memushajn

Më: 28 janar 2017 Në ora: 22:59
Ledian Memushaj

Interi ka fituar ndaj Pescaras me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie A.

Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi për zikalërit dhe plotësisht e merituar pasi ishin më të mirë gjatë gjithë takimit.

Portali i njohur për statistikat e lojtarëve “Whoscored” ka publikuar notat e lojtarëve ku mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj bëri një paraqitje mesatare duke u vlerësuar me notën 6.6.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Interit renditet në vendin e katërt me 42 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Napoli i vendit të tretë që nesër luan përballë Palermos.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat