Evra qëndron te Juve

Futboll

Evra qëndron te Juve

Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:36
Patrice Evra

Patrice Evra pritet të qëndrojë te kampionët e Italisë deri në fund të stinorit.

Dukej si punë e kryer largimi i Evras nga Juventusi, por gjërat kanë marrë një kthesë të papritur dhe lojtari me shumë gjasë do të mbetet pjesë e skuadrës së Massimiliano Allegrit deri në përfundim të sezonit.

Kështu të paktën raporton e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, e cila thotë se mbrojtësi i krahut të majtë përkundër faktit që ka qenë i lidhur me një kalim në Premier Ligë, do të mbetet në Torino.

Evra tashmë 35-vjeçar ka pasur shumë pak minuta në dispozicion këtë stinor, pasi që braziliani Alex Sandro ka fituar vendin e titullarit në ekipin e Zonjës së Vjetër, por francezi do të mundohet të rifitojë besimin e Allegrit në këto gjashtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat