Miqësore, Tirana mposhtet nga Akzhayik

Futboll

Miqësore, Tirana mposhtet nga Akzhayik

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:19
Tirana mposhtet nga Akzhayik

Tirana humbet miqësoren e parë në Antalya. Bardheblutë e Mirel Josës u mposhtën me rezultatin 2-0 nga skuadra kazake e Akzhayik. Edhe pse bënë një paraqitje të mirë 24-herë kampionët pësuan 2 gola në pjesën e dytë nga ekipi që e mbylli në vendin e 10 kampionatin e fundit në Kazakistan duke siguaruar mbijetesën. Ishte një Tiranë me mungesa të shumta ajo që zbriti në fushë ndaj Akzhayik. Trajneri Josa aktivizoi që nga fillimi, Edvan Bakajn në portë, 4 lojtarë shumë të rinj në moshë në mbrojtje sic janë Turtulli, Deliaj, Domgjoni dhe Hoxhallari. Në mesfushë u aktivizuan kapiteni Karabeci si dhe Asion Daja e Gilman Lika, ndërsa në sulm përvec Grent Halilit dhe Romuald kishte një fanellë titullari edhe për nigerianin Ede që u rikthye kështu nga dëmtimi pas një mungese të gjatë.

Tirana pati disa mundësi të mira në këtë ndeshje duke goditur edhe shtyllën, por pasaktësia e bardhebluve përpara portës bëri që skuadra kazake të shënonte dy herë në minutat 73 dhe 82 për të fituar ndeshjen. Në këtë sfidë me Tiranën debutoi edhe sulmuesi moldav Petru Leuca, i cili u aktivizua në pjesën e dytë. Përvec Gentian Mucës dhe Dorian Kërcikut të dëmtuar, pjesë e Tiranës në këtë sfidë nuk ishin as emra të tillë si Ilion Lika, Afrim Taku dhe 3 lojtarët afrikanë, 2 kongolezët Merveille dhe Moise si dhe sulmuesi nga Mali Moctar Cisse. Në stadiumin ku u zhvillua sfida mes bardhebluve dhe Akzhayik ishte i pranishëm edhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli, i cili si një ish futbollist i Tiranës u përshëndet nga afër me stafin teknik, drejtuesit dhe futbollistët e 24-herë kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat