Juve, Dybala në “orbitën” e Realit

Futboll

Juve, Dybala në “orbitën” e Realit

Më: 7 janar 2017 Në ora: 17:55
Dybala

Reali i Madridit në sulm për Paulo Dybala. Drejtuesit e Juventusit janë vënë në alarm, pasi klubi “Los Blancos” ka vendosur në qendër të vëmendjes së tyre, yllin argjentinas Paulo Dybala. Më herët për 23-vjecarin kishte shfaqur interes dhe Barcelona, por vetë sulmuesi e refuzoi ofertën e kampionëve të Spanjës. Ndërkohë që bardhezinjtë janë vënë në lëvizje për të mos lejuar largimin e Dybala. Pritet që në ditët në vazhdim Drejtori i Përgjithshëm i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta t’i ofrojë futbollistit një kontratë 5-vjecare, nga ku do të përfitojë 7 milionë Euro në sezon.

Një shumë e konsiderueshme, vetëm që yllit argjentinas t’i largohet dëshira për të berë gati valixhet. Nga ana tjetër klubi merenges nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq, pasi Dybala pëlqehet shumë edhe nga tekniku i Realit Zinedine Zidane, i cili vlerëson aftësitë teknike që ka sulmuesi. Urdhëri i tij është për Presidentin Florentino Perez, Dybala të transferohet në Madrid. Madje, për aftësitë e 23-vjecarit ka folur edhe një emër i madh i futbollit Italian, Arricho Sacchi i cili e ka cilësuar Dybala si Messin e ri. Ndërkohë që argjentinasi ende nuk e ka thënë fjalën e tij, fakt që shton akoma edhe më shumë ankthin në shtëpinë e Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat