Inter gjen zëvendësuesin e Banegas

Futboll

Inter gjen zëvendësuesin e Banegas

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 22:52
Ever Banega

Në Milano, zikaltrit presin sinjale konkrete sa i përket të ardhmes së Ever Banegës, i cili ndiqet prej Shangai Sipg, që tashmë drejtohet nga Andre Villas Boas, si dhe Tianjin, nën drejtimin e Fabio Cannavaros

Zyrtarisht, Interi nuk e ka nxjerrë në merkato lojtarin 28-vjeçar nga Rosario e Argjentinës, por është e vështirë të mendosh se dyert do të mbeten të mbyllura përballë një superoferte të mundshme, si ato që di të bëjë vetëm Kina në këto kohë, që për zikaltrit do të rezultonte e gjitha një përfitim.

Mediat italiane shkruajnë se flitet për një ofertë prej të paktën 25-30 milionë eurosh, shumë që do ta bënte të disponueshëm lojtarin për t’u larguar.

Drejtori sportiv Piero Ausilio duket se ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Banegas, i cili është mesfushori i Atalantas, Gagliardini, i cili po kërkohet edhe nga Juventus.

Për talentin në fjalë mund të bëhet e mundur edhe transferimi në janar në Milano, përmes një huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat