Jovetiç drejt Turqisë

Futboll

Jovetiç drejt Turqisë

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 08:07
Stefan Jovetiç

Tek Inter nuk ka vetëm lojtarë që do të afrohen por edhe nga ata që do të largohen gjatë janarit.

I tillë është dhe sulmuesi malazez Stefan Jovetiç, i cili cilësohet si i panevojshëm nga klubi ‘zikaltër’, dhe drejtuesit e kanë vënë në listën e të padëshiruarve.

Pas këtij lajmi, dalin direkt disa skuadra të interesuara për të, ku mes tyre janë dhe Fenerbaçe, të cilët kanë filluar kontaktet me agjentin e ‘malzezit’. Oferta e klubit turk pritet të jetë 10 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat