Skuadrat angleze “hedhin grepin” për James Rodriguez

Futboll

Skuadrat angleze “hedhin grepin” për James Rodriguez

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 07:57
James Rodriguez

James Rodriguez i është ofruar disa klubeve në Premier League, teksa ai ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Shtypi britanik ka shkruar se lëvizja e preferuar e Rodriguez është kalimi te Chelsea kryesues, pasi Real Madrid i dha leje kolumbianit të largohet nga “Santigo Bernabeu” nëse e sheh të arsyeshme.

Një transferim larg Madridit është ajo që ka në planet e menaxherit, Jorge Mendes, që përfaqëson gjithashtu interesat e Cristiano Ronaldo, David de Gea dhe Jose Mourinho.

Vendimi i Real Madrid për të larguar Rodriguez erdhi edhe nga fakti që “merenges” mund të bëjnë merkato lirshëm, ndryshe nga vendi i parë i FIFA-s për të pezulluar transferimet e “Los Blancos”, që u hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Vetë James Rodiguez nuk e përjashtoi mundësinë se mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll në merkaton e janarit. “Nuk mund t’ju siguroj se do të qëndrojë te Real Madrid, – tha ai pasi “merenges” fituan Botërorin për Klube. – Unë kam disa oferta dhe shtatë ditë për t’u menduar në lidhje me të ardhmen time. Jam i lumtur në Madrid, por dëshiroj të luajë më shumë. Kam një shije të hidhur në këto momente sepse doja të luaja në finale, por jam i lumtur për titullin e fituar nga ekipi. Eshtë i 15-i në karrierën time.”

Jo vetëm Britania e Madhe, por edhe Italia mund të jetë një pistë e mundshme për të ardhmen e Rodriguez, emri i të cilit është lakuar për një kalim te Juventus ose Inter. Nuk është çudi që kolumbiani të përfundojë në Kinë me një ofertë rekord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat