Inter kërkon lojtarë në Premier Ligë

Futboll

Inter kërkon lojtarë në Premier Ligë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 12:07
Menaxheri i klubit, Stefano Pioli

Menaxheri i klubit të kaltër, Stefano Pioli, thuhet se u ka kërkuar pronarëve të tij të investojnë më shumë në afatin kalimtar të janarit, dhe të transferojnë lojtarë të nivelit të lartë.

Inter po has vështirësi këtë sezon, në lidhje me mesfushorët defensivë, dhe sipas raporteve nga Italia, Pioli kërkon të transferojë ne ekip një prej lojtarëve Obi Mikel të Çelsit, ose Shnejderlin të Mançester Junajtit.

Të dy lojtarët po hasin vështirësi në skuadrat e tyre respektive, duke marrë shumë pak minuta lojë. Kështu për Interin do të jetë dhe më e lehtë për të afruar këta lojtarë në Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat