“Gabigol nuk është i lumtur te Interi”

Futboll

“Gabigol nuk është i lumtur te Interi”

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 19:06
Gabigol

Sic edhe mund të pritej, te Interi plas cështja Gabigol. Edhe pse momentalisht zikaltërit përballen me shumë probleme, trajneri Stefano Pioli dhe drejtuesit duhet t’i kushtojnë vëmendje cështjes së sulmuesit brazilian, një nga dy blerjet e mëdha të verës që këtë sezon e ka veshur fanellën zikaltër për më pak se 20 minuta në total. Që nga Brazili, agjenti i futbollistit Wagner Ribeiro, u ankua publikisht për aktivizimin e pakët të futbollistit.

“Gabriel nuk është i kënaqur te Interi, përtej raportit shumë të mirë që ka me shokët e skuadrës. Problemi ka të bëjë me fushën, pasi nuk po shikon ende asnjë shans për të luajtur. Do të kthehem në Itali në Janar për ta zgjidhur këtë situatë një herë e mirë”.

Agjenti i Gabigol në intervistën e tij u shfaq mjaft kritik ndaj të dy trajnerëve që kanë drejtuar Interin këtë sezon.

“Fola me Kia Joorabchain, dhe ai më tha se kishte patur një bisedë me Frank De Boer, pak para se të largohet me Interin duke e pyetur se cfarë kishte ndodhur me Gabigol dhe holandezi i ishte përgjigjur se nuk kishte asnjë problem. Shpjegimi nuk ishte shumë bindës. Pastaj erdhi Pioli, trajneri i ri tha se do t’i jepte një shans, por deri më tani asgjë. Javën e kaluar Interi humbi 3-0 dhe Gabriel mbeti në stol pa hyrë në fushë, atëherë kur do të luajë?”

Më pas vështrimi hidhet nga e ardhmja. Në Brazil do të donin një rikthim të sulmuesit te Santos, por sic shpjegon agjenti është më i mundshëm një huazim në Itali.

“Mundësia për t’u kthyer në 2017 në Brazil ekziston, edhe pse është dicka shumë e vështirë. Kjo do të thoshte të kthehej si një humbës dhe mbi të gjitha nëse do t’i duhej të linte Interin e të kthehej në huazim, do të humbiste vendin e ekstrakomunitaroit që fitoi kur u ble. Tani nëse shkon në një skuadër tjetër italiane mund të kthehet në qershor te Interi si komunitar, dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse qëndron në Itali”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat