Chelsea në krye të Premier Leagues

Futboll

Chelsea në krye të Premier Leagues

Nga: K.Goca Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 18:51
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Chelsea-t u kthye me tri pikë domethënëse dhe ngjiten në krye të Premier Leagues. Chelsea si mysafirë shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Middlesbrough-it. Sulmuesi Diego Costa është protagonistë i triumfit. Ai në minutën e 41-të përfitoi nga neglizhenca e mbrojtjes vendase dhe nga afërsia shënoi për fitoren e Chelsea-t.   Ky është goli i dhjetë gjatë këtij edicioni për Costa-n dhe udhëheq listën e shënuesve, ndërsa Chelsea merr kryesimin me 28 pikë, një më shumë se Liverpool-i e Manchester City. Trajneri i Chelsea-t Antonio Conte është i lumtur për tri pikët e importuara dhe që tani janë në krye të klasifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat