Pioli trajner i Interit, mungon vetëm zyrtarizmi

Futboll

Pioli trajner i Interit, mungon vetëm zyrtarizmi

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 22:17
Stefano Pioli

Stefano Pioli do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit.

Pas shkarkimit të Frank De Boer javën e shkuar, Interi ishte në mëdyshje se kë ta sillte si zëvendësues të holandezit.

Shumë emra janë lakuar për të marrë drejtimin e skuadrës nga Milano, por duket se Stefano Pioli është njeriu që ka bindur më shumë drejtuesit e klubit për t’u bërë trajner.

Pioli që së fundmi ka drejtuar Lazion, është parë sot në Milano dhe siç raportojnë mediet në Itali është vetëm çështje kohe për t’u zyrtarizuar si trajner i Interit.

Ai do të debutojë në stolin e zikaltërve pikërisht në derbin e qytetit që Interi e zhvillon përballë Milanit më 20 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat