Leonardo refuzon Interin: Nuk jam njeriu i duhur

Futboll

Leonardo refuzon Interin: Nuk jam njeriu i duhur

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 21:25
Leonardo

Interi është vënë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Frank De Boer.

Skuadra italiane ka mbetur pa trajner që nga dita e djeshme, pas largimit të holandezit De Boer, për shkak të rezultateve të dobëta.

Janë disa emra të cilët po përfliten se do të marrin drejtimin e zikaltërve, e një ndër ta është edhe Leonardo.

Braziliani që ka drejtuar Interin për gjashtë muaj në vitin 2011, ka hedhur poshtë mundësinë që të ulet sërish në stolin e klubit nga Milano, pasi siç ka thënë ai nuk është njeriu i duhur për këtë punë.

“Nuk jam unë profili ideal për Interi. Unë jam një menaxher teknik dhe kjo ka dallim nga ajo që klubi është duke kërkuar”, ka deklaruar braziliani për Sky Sport.

“Jam i lumtur që është përmendur edhe emri im, por kjo ka të bëjë më shumë me të kaluarën sesa me të tashmen”.

Një ndër kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Interit mbetet Stefano Pioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat