Prezantohet Josa: Tirana një përgjegjësi

Futboll

Prezantohet Josa: Tirana një përgjegjësi

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:46
Josa

Tirana prezantoi Mirel Josën. 53-vjeçari u shfaq i qetë në rikthimin në krye të skuadrës pas afro një dekade. Gjatë gjithë kohës përkrah tij qëndroi presidenti Refik Halili, që shpjegoi vendimin për të larguar teknikun Daja dhe objektivat, përse ia besoi stolin trajnerit 4 herë kampion me Skënderbeun.

Refik Halili: “Prezantoj trajnerin që kthehet në shtëpi, një profesionist që nuk ka nevojë për komente. Jam i lumtur që kthehet një trajner me CV të pasur. Vendimi për të larguar Ilir Dajën nuk ishte i lehtë, sakrifikova një mik dhe një profesionisht shumë të mirë për të arritur diçka më të madhe për ne si klub. Vendimi u mor vetëm për prej rezultateve. Objektivi i Josës? Me grupin që kemi, varet çfarë do të bëjë profesori. Presim rezultate pozitive, me grupin që kemi janë minimalisht kupat e Europës.”

Josa në anën tjetër shprehu të gjitha përgjegjësitë e rikthimit në krye të bardhebluve, pavarësisht se u shpreh i rezervuar përsa i takon premtimeve për arritjet, duke preferuar që në vend të tij të flasë fusha.

Mirel Josa: “Ështe hera ime e trete që emërohem te Tirana dhe gjate ketyre tre hereve e filloj ne mes te sesonit. Pergjegjesia eshte shume e madhe duke pasur parasysh kerkesat qe ka ky klub. Edhe jam i preokupuar per detyren sepse i di shume mire veshtiresite, por me bashkepunim do te arrijme objektivat. Para se ta merrja drejtimin e ekipit gjate ketyre kater muajve kam pasur shume konakte me tifozet. Nuk mund te ecim me premtime sepse ato i merr era. Kryesore janë rezultatet ne vazhdimesi. Sinqeriteti dhe dashamiresia do te jene kryesore ne punen time. Pata fatin të marr drejtimin e tiranes qe ndoshta mund te ishte emeruar nje tjetër trajner edhe me i afte. E kam ndjekur ekipin dhe ka nje objektiv qe te kemi harmini ne grup, nga e cila do te na vije te suksesi. Duhet te jemi te kujdesshem kur flasim per titull sepse kjo dashur pa dashur na shkakton nje dem.”

Sipas Josës, Tirana duhet të reagojë sa më shpejt, që të rikthehet te rezultatet e pretenduara.

Mirel Josa: :”Do te perqendrohemi te motivimi i ekipit, sepse kjo ka ndikuar te ecuria. Si e vleresoni skadren qe e gjetet te ngritur? Nuk mund te flas per pika te dobta, pasi fillimisht do e shoh skuadren ne stervitje. Sa duhet te njihni ekipin drejt rezultateve? Rezultatet nuk jane munguar, nuk ka limit kohe por duhet te reagojme sa me shpejt. Sipas dajes skyadra e ka kontigjentin dhe do ta kete autostrade, por kjo varet edhe sesi do te sillesh me keta lojtare. Mungesa e sulmuesve të golit? Tani per tani i kemi dy lojtare, por nuk e pres gilin vetem nga sulmuesit, sepse edhe ata pas sulmuesve kane shenuar. Une shoh punen ne grup.”

Prej titullit të fundit në vitin 2009, Tirana ka ndërruar plot 16 trajnerë. Bardheblutë kërkojnë jo vetëm stabilizim në rezultate dhe në drejtimin e stolit, por edhe në pjesën e organizimit si klub.

Refik Halili: “Ka patur dhe ka probleme të medha, duhet shumë pune vullnet dhe financa qe Tirana të ringrihet. Kur klubi shpetoi nga renia merite kishin tirozet, donatori Morina dhe ne si staf. Nga privatiImi po punojme shume dhe do punojme shume, po pastrojme klubin nga borxhi 2,2 milione. Borxhi sportiv eshte likuuduar 95 për qind. Bashkëpunimi me Bashkine? Ka pasur nje ngerç per bilancin e vitit 2014 kur e ka pasur bashkia. Ka qene edhe nje audit i kerkuar nga bashkia, kishte pak pune dokumentacioni eshte dorezuar. Janë bere dy mblrdhje, me bilancet e certifikuara presim qe bashkia te beje levizjet e saj si aksionere.”

Në fund një shtrëngim duarsh dhe urimi për suksese, me Tiranën që beson se ka gjetur njeriun, i cili do ta kthejë klubin më të titulluar drejt sukseseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat