Fjalët e para të Mirel Josës si trajner i Tiranës

Futboll

Fjalët e para të Mirel Josës si trajner i Tiranës

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 16:34
Pamje nga konferenca

Klubi i Tiranës me në krye presidentin, Refik Halili gjatë ditës së sotme ka prezantuar trajnerin e ardhshëm të bardhebluve, Mirel Josën.

Në një deklaratë për mediat, Josa tha se është një përgjegjësi e madhe për të marrë drejtimin e Tiranës, ndërsa premtoi se do të marrë rezultate pozitive.

 “Është hera ime e tretë që emërohem te Tirana dhe gjate këtyre tre herëve e filloj ne mes të sezonit. Përgjegjësia është shumë e madhe duke pasur parasysh kërkesat që ka ky klub. Edhe jam i preokupuar për detyrën sepse i di shumë mirë vështirësitë, por me bashkëpunim do të arrijmë objektivat. Para se ta merrja drejtimin e ekipit gjatë këtyre katër muajve kam pasur shumë kontakte me tifozët. Nuk mund të ecim me premtime sepse ato i merr era. Kryesore janë rezultatet në vazhdimësi. Pata fatin të marr drejtimin e Tiranës që ndoshta mund të ishte emëruar një tjetër trajner edhe më i aftë. E kam ndjekur ekipin dhe ka një objektiv që të kemi harmoni në grup nga e cila do të na vijë suksesi.”

Sipas Josës, Tirana duhet të reagojë sa më shpejt, që të rikthehet te rezultatet e pretenduara.

“Do të përqendrohemi të motivimi i ekipit, sepse kjo ka ndikuar te ecuria. Si e vlerësoni skuadrën qe e gjetet te ngritur? Nuk mund të flas për pika të dobëta, pasi fillimisht do e shoh skuadrën në stërvitje. Sa duhet të njihni ekipin drejt rezultateve? Rezultatet nuk janë munguar, nuk ka limit kohe por duhet te reagojmë sa me shpejt”, përfundoi Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat