Xhaka i gatshëm për Ligën e Kampionëve, këto janë fjalët e tij

Futboll

Xhaka i gatshëm për Ligën e Kampionëve, këto janë fjalët e tij

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 17:41
Granit Xhaka

Granit Xhaka është pjesë e skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori me prejardhje shqiptare nuk po mund të luaj në Ligën Premier, pasi është ndëshkuar me kartonë të kuq dhe është dënuar me tre ndeshjes, por në garën më të madhe për ekipe në Evropë, Xhaka është pjesë e skuadrës.

Kjo pasi, reprezentuesi zviceran ka postuar një fotografi në profilin e tij në rrjetet sociale së bashku me Alex Iwobi dhe Mohamed Elneny, ku kërkon tre pikët ndaj Ludogoretsit.

“Rrugës për në Sofia. Nesër ndeshja e Ligës së Kampionëve”, ka shkruar fillimisht Xhaka në profilin e tij në ‘Facebook’.

“Gati për tre pikët e radhës”, përfundoi mesfushori i Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat