Befasia e madhe, ‘Marca’: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

Futboll

Befasia e madhe, ‘Marca’: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:09
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

E përditshmja madrilene “Marca” ka hapur një sondazh por votat e lexuesve të saj befasojnë të gjithë pasi Messi është lojtari më i votuar në garën për ‘Topin e Artë’.

Deri tani në këtë sondazh kanë votuar rreth 50 mijë lexues dhe befasia mban emrin Lionel Messi i cili kryeson këtë sondazh duke marrë 54.59 % të votave, ndërsa me një diferencë të madhe vjen Ronaldo me 29.39 % të votave.

I treti në listë renditet sulmuesi i Atletico Madridit, Antionio Griezman.

Ky sondazh është cilësuar si befasues për faktin që “Marca” është një gazetë madrilene dhe lexuesit e saj janë përgjithësisht tifozë të ‘Los Blancos’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat