'Mos festo, është poshtërim', Conte i përgjigjet Mourinhos

Futboll

'Mos festo, është poshtërim', Conte i përgjigjet Mourinhos

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 23:00
Jose Mourinho dhe Antonio Conte

 

Antonio Conte i është përgjigjur Jose Mourinhos në konferencë për shtyp.

Mourinho kritikoi Conten pas përfundimit të ndeshjes Chelsea – Manchester United, për duartrokitjet që kërkonte në fund të ndeshjes.

Rreth kësaj në konferencë për shtyp, ka folur Conte, duke sqaruar se kjo nuk ka të bëjë asgjë me kundërshtarët, por vetëm kërkoi respekt për lojtarët e tij që ishin të jashtëzakonshëm në fushë.

“Para se gjithash unë kam qenë futbollist dhe e di kur dhe si të reagojë. Aty ishin tifozët e Unitedit që vazhdonin të këndonin, ndërsa tanët ishin të heshtur. Kërkova duartrokitje sepse lojtarët e meritonin këtë, dukej normale”, deklaroi Conte.

“Kam qenë futbollist, dhe kam respekt për kundërshtarët. Asgjë nuk ndodhi, e përsërisë se është absurde të kritikosh trajnerin që kërkon mbështetje për lojtarët e tij”.

“Nuk e poshtërova askënd. Jose është trajner i madh, por është e rëndësishme të cekim punën e djemve. Ata e merituan këtë pas asaj që bënë. Pas 4:0, ai është gabim”, shtoi Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat